Korona në RMV në 24 orët e fundit, 4 persona të vdekur,120 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit  120 persona janë infektuar me virusin korona, 4 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 123 janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 306, I të infektuarve në 6454, të shëruarve 2598, ndërkaq për momentin në vend kemi 3550 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” kanë ndërruar jetë 4 persona të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vjeçare” informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Personat e infektuar në 24 orët e fundit: 

  • Shkup – 64
  • Tetovë – 14
  • Ohër – 7
  • Strugë – 5
  • Kërçovë – 5
  • Resnje – 5
  • Dibër – 4
  • Manastir – 3
  • Shtip – 2
  • Prilep – 2
  • Gostivar – 2
  • Sveti Nikollë – 2
  • Makedonski Brod – 1

Personat e shëruar në 24 orët e fundit janë nga:

  • Kumanovë – 92
  • Shkupi – 17
  • Resnjë – 5
  • Tetovë – 4
  • Shtipi – 2
  • Kërçovë – 1

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar:

  • Shkup – 3134, raste aktive 2049
  • Kumanovë – 760, raste aktive 211
  • Tetovë – 714, raste aktive 394
  • Shtip – 347, raste aktive 160
  • Prilep – 263, raste aktive 37
  • Strugë – 225, raste aktive 140
  • Veles – 186, raste aktive 40
  • Ohër – 174, raste aktive 150
  • Gostivar – 122, raste aktive 66
  • Resnjë – 108, raste aktive 94
  • Dibër – 96, raste aktive 44
  • Koçan – 69, raste aktive 22
  • Manastir – 51, raste aktive 17
  • Kërçovë – 35, raste aktive 29
  • Sveti Nikollë – 30, raste aktive 26
  • Negotinë – 21, raste aktive 10
  • Kavadar – 18, raste aktive 12
  • Probishtip – 19, raste aktive 11
  • Kriva Pallanka – 15, raste aktive 9
  • Strumicë – 15, raste aktive 10
  • Gjevgjeli – 10, raste aktive 3
  • Vallandovë – 6, raste aktive 2
  • Krushevë – 6, raste aktive 3
  • Pehçevë – 6, raste aktive 3
  • Kratovë – 4, raste aktive 1
  • Radovish – 4, raste aktive 0
  • Makedonski Brod – 5, raste aktive 3
  • Vinicë – 3, raste aktive 0
  • Berovë – 2, raste aktive 0
  • Demir Hisar – 2, raste aktive 1
  • Dellçevë – 1, raste aktive 0

Në 24 orët e fundit janë testuar 954 persona, ndërkaq numri i përgjithshëm i testeve që nga fillimi i epidemisë është 61.727 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button