fbpx

Çiljeta: Javën tjetër bëhem nënë

“Kam vendosur të bëj lindje me operacion, për të qenë më e sigurt dhe për ta pasur nën kontroll këtë lindje”, tha Çiljeta për gazetën “Panorama”.

Ajo ka vendosur datën e operacionit në spitalin grek në Tiranë, ndërkohë që nga kontrolli i fundit mjekësor, fëmija është shumë i shëndetshëm dhe ka peshën 3 kg e 200 gr.

Çiljeta ka përgatitur gjithçka për të kaluar një lindje sa më të thjeshtë, me sjelljen në jetë të djalit të saj, që kanë vendosur ta quajë Fernando. Në lindje do të asistojë dhe babai i fëmijës, Tomas, me origjinë latino-amerikane.

Edhe suplementi Bluetooth ka pasur ne vemendje Cilin. Nuk ka ndodhur kurrë më parë në show biz-in shqiptar që një këngëtare të vazhdojë të qëndrojë në kulmin e karrierës edhe kur është në kulmin e shtatzënisë.

Çiljeta megjithëse pritet këto ditë t’i japë jetë foshnjës së saj, ka qenë e angazhuar nëpër koncerte.

Vetëm një javë më parë kur posterat e ngjitur në çdo cep të Tiranës njoftonin për koncertin e saj, të gjithë menduan se bëhej fjalë për një mashtrim nga organizatorët për të mbledhur sa më shumë të ardhura.

Por Çiljeta jo vetëm që mori pjesë në këtë koncert, por i ngriti peshë të ftuarit me performancat e saj. Dhe megjithëse në muajin e nëntë të shtatzënisë Çiljeta dukej më e bukur se kurrë. Nga ana tjetër këngëtarja ka kryer xhirimet edhe për videoklipin e saj më të ri në bashkëpunim me Noizyn, i cili do të prezantohet për publikun këtë fillim vere./Portalb

    

Lajme të ngjashme

Back to top button