RMV, këndet e lojërave kërkuan leje për të filluar me punë nën protokolle të veçanta

 Tri masa konkrete me apel për fillimin sa më të shpejt të punës në përputhje me protokollet e veçanta për mbrojtjen e punonjësve dhe vizitorëve, do t’i kumtojë sot Grupacioni i veprimtarive argëtuese, rekreative dhe edukative, kënde lojërash dhe të tjera pranë Lidhjes së Odave të Ekonomisë (LOE).

Kompanitë nga ky sektor, janë ankuar se qëndrojnë të mbyllur për katër muaj pas dekretit qeveritar për të parandaluar Kovid-19.

“Si biznese të vogla, për të filluar me veprimtari, këto kompani, përveç tyre, kanë investuar dhe huazuar mjete nga të afërmit, miqtë, por edhe nga bankat, duke vënë në hipotekë dhe vendbanimet e tyre”, thekson LOE në njoftimin për konferencën për shtyp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button