Ekspertët betohen për të vetmin ushqim që lufton rrudhat më shpejt se çdo trajtim tjetër

Kujdesi për fytyrën nuk ka të bëjë vetëm me kremin që vendosni në lëkurë – por gjithçka që bëni për lëkurën mund të jetë po aq e rëndësishme. Po flasim për dietën: ushqimet që hani mund të luajnë po aq shumë rol në rutinën e bukurisë, ashtu sikurse edhe produktet që përdorni. Kjo është edhe arsyeja pse është e rëndësishme të shtoni disa superushqime kundër plakjes në rutinën tuaj për të marrë rezultatet më të mira për lëkurën. Është një ushqim në veçanti që duhet të filloni ta hani më shumë tani, transmeton Revista Class .

Avokadot janë një përbërës magjik kundër plakjes. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë – kontribuesit kryesorë në mbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe rinore. Vitamina C e mban lëkurën të duket e ndritshme dhe e qetë, madje mund të ndihmojë edhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit nga trupi. Antioksidantët që gjenden te avokadot mund të ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit, parandalimin e dëmtimit dhe ruajtjen e hidratimit.

Pjesa më e mirë e avokadove është se ato janë një ushqim i gjithanshëm. Ju mund t’i shtoni në dietën e përditshme, sepse çdo mënyrë është funksionale. Me avokado gjeni receta pa fund për mëngjes, drekë apo darkë.

Ka edhe receta ëmbëlsirash që përmbajnë avokado. Avokadot janë të pasura me yndyrë të shëndetshme, që ndihmon lëkurën të shkëlqejë dhe të jetë gjithmonë e hidratuar.

Dhe, sigurisht, mund ta përdorni avokadon edhe si maskë për fytyrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button