fbpx

Suarez në City për 40 milionë paund ?

Roberto Mançini është gati të kërkojë yllin e Liverpulit, Luis Suarez, për ta afruar gjatë merkatos së verës, edhe pse do t?i duhet të paguajë rreth 40 milion paund. Sulmuesi kryeson listën e dëshirave të trajnerit italian pas largimit të Mario Balotelit drejt Milanit në merkaton e janarit. 

“Për mua Suarez është një lojtar elite. Më pëlqen, është i fortë dhe punon shumë. Ai është një nga më të mirët në Angli”, u shpreh trajneri italian para ndeshjes që skuadra e tij luan pikërisht kundër Liverpulit. 

I pyetur nëse do ta dëshironte një futbollist të tillë, Mançini evitoi të bënte deklarata direkte për lojtarin, ndonëse mediat angleze insistojnë se ai i ka bërë të qartë klubit se uruguaiani është nga të paktat përforcime që kërkon, transmeton sportnet. 

“Suarez tani luan për Liverpulin. Ai ka cilësi dhe është i fortë”, ishte komenti i trajnerit italian, i cili u ka shprehur bashkëpunëtorëve të tij se mendon që Suarez do të tundohet nga ideja për të luajtur në Ligën e Kampioneve dhe për të qenë gjithmonë pretendent për trofe. 

Dy emrat e tjerë që ndiqen me vëmendje nga Mançester Siti për repartin e sulmit janë Edinson Kavani i Napolit dhe Radamel Falkao i Atletiko Madrid. 

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button