Operacioni anti-drogë në Shqipëri dhe Itali, zbardhen emrat e 7 të arrestuarve

Zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar ditën e sotme për trafik ndërkombëtare droge nga megaoperacioni i realizuar nga autoritetet policore shqiptare dhe italiane.

Lidhur me këtë operacion janë shpallur në kërkim Elton Hamza, 37 vjeç, banues në Orikum, Vlorë dhe Robert Myftari, 47 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa Orhan Duçellari, 46 vjeç, banues në Vlorë, u kap në territorin italian për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Gjatë aksionit u sekuestrua 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë, vlera e së cilës është 40 milionë euro.

Lista e personave të arrestuar:

-Julian Bejdollari, 43 vjeç, banues në Vlorë,

-Aurel Kalari, 53 vjeç, banues në Vlorë,

-Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë,

-Mariglen Duçellari, 65 vjeç, banues në Vlorë,

-Kleo Bregu, 55 vjeç, banues në Vlorë,

-Rexhino Muçaj, 25 vjeç, banues në Vlorë,

-Alban Koshi, 53 vjeç, banues në Vlorë.

Ndryshe, 37 persona janë arrestuar në Itali dhe Shqipëri gjatë një operacioni të Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare, të cilat ishin koordinuar me një skuadër të përbashkët investigative.

Të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa autoritet kanë sekuestruar 3.5 ton drogë e tipit marijuanë, hashash e kokainë, vlera e së cilës është 40 milionë euro.

Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Lecce, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.

Gjithashtu operacioni është kryer në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button