VMRO-DPMNE: Ulje të TVSH-së për hoteleritë

Gordana Siljanoska-Davkova, kandidatja për deputete nga VMRO-DPMNE në zgjedhjet e 15 korrikut, premtoi se do të angazhohet për ulje të TVSH-së për hoteleritë si dhe subvencionim të kapaciteteve hotelerie, përmes ndërtimit të strategjisë për turizëm dhe hotelerie, transmeton Portalb.mk.

“Një nga shumë masat është edhe subvencionimi i kapaciteteve hotelerike që kanë marrë statusin e hoteleve të gjelbra dhe shumë projekte tjera që i takojnë këtij sektori”, raportojnë nga VMRO-DPMNE.

Siljanovska-Davkova theksoi se sektori i turizmit duhet të zhvendoset nga Ministria e ekonomisë në atë të kulturës. Gjithashtu ajo theksoi se do të angazhohen që të stimulojnë punësimin e të rinjve në këtë sektor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button