Orav: Xhirimet e 24 dhjetorit nuk janë inkurajuese

Nevojitet dialog politik. Liderët duhet të mblidhen, të bisedojnë me njëri tjetrin dhe të vendosin se si të shkojnë përpara, deklaroi euroambasadori Avio Orav në intervistën javore të Radio Evropa e Lirë.

“Kryetari Veljanovski ka ide dhe dha propozim për organizimin e komisionit anketues dhe konsideroj se bëhet fjalë për një propozim mjaftë të mirë. I kemi parë xhirimet e 24 dhjetorit dhe ata nuk ishin shumë inkurajuese. Përderisa ekziston problem me rëndësi është që të verifikohen të gjitha faktet dhe të sqarohet gjithçka që ka ndodhur, çfarë rregulla dhe procedura janë shkelur, çka ka ndodhur pas skenës, çka ka ndodhur paraprakisht dhe çka ka ndodhur pas ngjarjes. Këto punë nuk i shikojmë në televizion”, theksoi Orav.

Në këtë kontest, potencon ai, ky komisionin anketues mund të jetë shumë i mirë për verifikim të fakteve dhe të parandalojë incidente të tilla në të ardhmen.

Në çështjen si Bashkimi Evropian shikon në kapacitetin demokratik të autoriteteve maqedonase pas incidentit të dhjetorit, Orav konsideron se ende ekziston kapacitet demokratik.

“Problemi është se për momentin ka vështirësi politike dhe vendi po përgatitet për zgjedhje lokale, Përderisa partitë politike fokusohen ndaj këtyre çështjeve atëherë me siguri nuk ka kohë të mjaftueshme për fokusim ndaj agjendës së Bashkimit Evropian. Konsideroj se nuk është shumë konstruktive që çdo ditë të theksohen pozitat, se njëra ose tjetra palë janë në të drejtë. Disi vendi duhet të përparojë”, shtoi Orav.

Në lidhje me vendimin e Shoqatës së gazetarëve që t’i ndërprejë negociatat me Qeverinë pas incidentit në Kuvend, Orav konsideron se kjo është shumë shqetësues dhe se këtu kyç është dialogu.

“Qeveria duhet të gjejë mënyrë se si ta ripërtërijë dialogun me gazetarët. Jam i sigurt se do të ketë shumë mundësi se si të arrihet kjo. Duhet të tregohet vullnet i mirë. Duhet të ketë konsultime me gazetarët për gjithçka që është definuar për propozim-ligjin për mediat, siç ishte rasti kur Shoqata e gazetarëve dhe Qeveria negociojnë për dekriminalizimin e shpifjes. Ky ishte shembull i mirë dhe jam i sigurt se nëse të dyja palët përparojnë në mënyrën e njëjtë, kjo do të ndihmojë për vendosjen e dialogut edhe në sferat tjera”, deklaroi euroambasadori në intervistë për Radion Evropa e Lirë. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button