Napoli “pazar” te ekipi francez për sulmuesin 21-vjeçar

Orë vendimtare për të ardhmen e Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian i Lille u largua nga Franca bashkë me menaxherin e tij këtë mëngjes dhe zbarkoi në mesditë në Napoli, ku do të ketë një takim me drejtuesit e klubit italian, pas të cilit do të vlerësojë mundësinë e transferimit nën hijen e Vezuvit, transmeton SS.

Presidenti De Laurentiis dëshiron të transferojë me titull përfundimtar futbollistin e ditëlindjes 1998, në këtë sezon ka shënuar 18 gola e ka dhënë  6 pasime vendimtare për gol në 38 ndeshje në total.

Paratë për blerjen e Osimhen Napoli beson se do t’i sigurojë nga shitja e polakut Milik.

Napoli është gjithashtu i interesuar për Gabriel, mbrojtësin qendror të Lille, i cili është gjithashtu ekstrakomunitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button