RMV, Qeveria sot miratoi disa protokolle për punë dhe gjendjen e krizës në kufirin verior dhe jugor

Qeveria në seancën e 73-të vendosi të lejohet zhvillimi i ndeshjeve sportive, por pa publik, transmeton Portalb.mk. Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) sot publikoi Protokollin për masat për ballafaqim me Kovid-19.

Qeveria gjithashtu në seancë miratoi edhe protokollet për punë në muzetë, galeritë, regjistrimin e nxënësve në konvikte për vitin shkollor 2020/21, kompanitë për promovim, klubet e vallëzimit, transportin ndërkombëtar, si dhe rekomandimet dhe udhëzime për parandalimin e shpërndarjes së Kovid-10, gjatë hyrjes së shtetasve të RMV-së dhe atyre të huaj në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria në seancë solli Vendim për ekzistimin e zgjedhjes së  krizës në kufirin jugor dhe verior për shkak gjendjes së imigrantëve. Kjo gjendje do të zgjasë 30 ditë.

Qeveria në këtë seancë miratoi ndryshim dhe plotësim të Protokollit për punë në objektet hotelerie për qëndrim (hotele dhe objektet tjera hotelerie për qëndrim).

Qeveria në këtë seancë e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin e Planit aksional për projektin “Vaksinimi falas kundër gripit për grupet e rrezikuara” për sezonin 2020/21, duke theksuar se numri I qytetarëve që e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë është rritur nga 20 mijë në 60 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button