Deskoska: Pres entuziazëm dhe sakrificë nga të gjithë prokurorët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Sot hyn në fuqi Ligji i ri për Prokurorinë Publike. Prokuroria Speciale Publike (PSP) si institucion formalisht është shuar, por jo edhe çështjet që ka hapur. Të gjitha çështjet në të cilat ka punuar Prokuroria Speciale Publike janë të gjalla, ligji i ri siguron një bazë të qartë ligjore për vazhdimin e tyre deri në vendimet përfundimtare, deklaroi për MIA-n, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, siç theksoi ajo, është e gjatë dhe e vështirë dhe shihet jo vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet e tjera.

“Merreni për shembull Italinë, e cila ka vite që e lufton mafian. Është e qartë se nuk ka zgjidhje të menjëhershme për drejtësi, por kjo nuk duhet ta dekurajojë dëshirën për drejtësi, entuziazëm dhe angazhim të institucioneve në luftë, as pritjet e qytetarëve për drejtësi”, thotë Deskoska.

Sipas saj, detyrimi për ta rikthyer besimin në gjyqësor është detyrimi më i vështirë dhe domethënës para nesh.

“Tani me një buxhet të rritur dhe një rrugë të hapur për rritjen e numrit të prokurorëve, pres entuziazëm dhe sakrificë nga të gjithë prokurorët, hetuesit dhe bashkëpunëtorët profesional në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe efikasitet në përfundimin e të gjitha procedurave”, thekson në deklaratë për MIA-n, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button