Sot opozita proteston me vetura nëpër rrugët e Shkupit

Opozita e bashkuar sot në mesditë do të vazhdojë rezistencën në Shkup me karvanin protestues me automjete ku do të bllokojë një pjesë të rrugëve në kryeqytet. 

Karvani do të nis para sallës “Jane Sandanski” në lagjen e Shkupit Aerodrom, do të lëvizë drejt Lisiçes së Re, prej ku do të bashkohet në bulevardin “Jane Sandanski” dhe do të vazhdojë në drejtim të Bankës Popullore të Maqedonisë.

Më pas, karvani do të vazhdojë drejt Kryqit të Kuq, deri para Parlamentit të Maqedonisë, përreth shkollës “Josip Broz-Tito”, drejt bulevardit “Teodosie Gologanov”, prej ku kolona do të vazhdojë deri tek Porta Vllae. 

Prej aty, karvani do të bashkohet në bulevardin “Partizanska” dhe do të vazhdojë deri te Katedralja dhe godina e Qeverisë së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button