Presidenti i Kinës nënshkroi dekretin që vendos ligjin e ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong

Presidenti i Kinës, Xi Jinping nënshkroi sot dekretin që vendos ligjin e ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jinping nënshkroi dekretin pasi Komiteti i Përhershëm i Kongresit të 13-të Kombëtar të Popullit (NPC) të Kinës, organi më i lartë legjislativ i Kinës, më herët sot votoi unanimisht për të miratuar ligjin, raportoi e përditshmja “Global Times”.

Projekt-ligji erdhi në vazhdën e muajve të protestave dhe ato që Kina i quan aktivitete “antikombëtare” vitin e kaluar në territorin gjysmë-autonom.

Legjislacioni do të bënte krim minimin e autoritetit të Pekinit në Hong Kong.

Hong Kongu, i cili është nën sovranitetin kinez që nga viti 1997, u përfshi nga protesta masive vitin e kaluar kundër hapit për të legalizuar ekstradimin e personave të akuzuar në Kinë.

Përpara aprovimit përfundimtar të ligjit, SHBA është zotuar se do të eliminojë përjashtimet e politikës për Hong Kongun, përfshirë kontrollet e eksportit në teknologjitë për përdorim të dyfishtë.

Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja po ashtu kanë shprehur shqetësim të thellë për ligjin, duke thënë se mund të përdoret për të shtypur disidencën.

Pekini ka kundërshtuar kritikat, duke thënë se nuk do të tolerojë ndërhyrje në “punët e saj të brendshme”.

Kryetari i Kongresit, Li Zhanshu duke iu referuar statusit të veçantë të Hong Kongut tha se: “Një vend, dy sisteme duhet të drejtohet në drejtimin e duhur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button