RMV, partitë politike i shfrytëzojnë gratë për dekor!

Partitë politike shqiptare pretendente për të fituar votat e elektoratit shqiptar vazhdojnë të favorizojnë burrat në listat e kandidatëve për deputetë. Përkrah numrit më të madh të kandidatëve të gjinisë mashkullore që garojnë për deputet, meshkuj dominojnë edhe në pozitën e bartësit të listave. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare paraqesin femrat si kategori e dytë, shkruan Portalb.mk.

Lista BDI
Lista Aleanca për Shqiptarët – Alternativa
Lista PDSh

Nga listat e kandidatëve me të cilat garojnë BDI, koalicioni Aleancë për Shqiptarët – Alternative dhe PDSH, në gjashtë njësitë zgjedhore, vetëm një kandidat bartës i listës është femër.

Aleanca për Shqiptarët – Alternativa nj.z 4

Ndërkohë, pozicioni më i lartë në të cilat radhiten femrat në këto lista është numri tre, numër ky i cili sërish përcillet nga meshkujt,  ndërsa pjesa më e madhe e kandidateve radhitet nga fundi i listës.

Parimi i përfaqësimit përkatës e të drejtë dhe gjinor në organet zgjedhore, sipas Kodit Zgjedhor, parasheh që secila gjini të përfaqësohet me më së paku 30%.

 Neni 21 – Kodi Zgjedhor

(1) Gjatë zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, zbatohet principi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë.

(2) Gjatë zgjedhjes së anëtarëve të komisioneve komunale të zgjedhjeve dhe këshillave zgjedhore, përkatësisht në Komisioni zgjedhor i qytetit të Shkupit, në komunat ku jetojnë së paku 20% të 9 qytetarëve pjesëtarë të bashkësive të tjera, shprehet principi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë të të gjitha bashkësive.

(3) Në përbërjen e organeve zgjedhore, secila gjini do të përfaqësohet së paku me 30%.

 (4) Për zbatimin e paragrafeve (1), (2) dhe (3) të këtij neni, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me akt e përcakton përbërjen e anëtarëve të komisioneve zgjedhore komunale, respektivisht Komisionit Zgjedhor të qytetit të Shkupit dhe këshillat zgjedhore.

Edhe pse sa i përket numrave, partitë arrijnë ta përmbushin kuotën e kërkuar me ligj, megjithatë përfaqësimi i grave mbetet simbolik, pasi gjasat që ata të fitojnë pozitën për të cilën garojnë janë shumë më të vogla. Në bazë të votave të marra, pozicionet e deputetëve arrijnë të sigurojnë vetëm disa prej kandidatëve që janë në krye të listës dhe në këtë mënyrë, numri i kandidatëve meshkuj që bëhen deputet është shumë i madh në krahasim me kandidatet femra.

Sa i përket bllokut maqedonas, dy partitë më të mëdha kanë paraqitës tre bartës të listës të gjinisë femërore, VMRO – DPMNE  – 2 kandidate femra dhe LSDM -1, por në këto dy parti numri i kandidatëve femra është më i madh në krahasim me partitë shqiptare.

Por, kjo nuk është hera e parë që partitë politike në Maqedoninë e Veriut taktizojnë në këtë mënyrë me kuotat gjinore në listat e kandidatëve, një situatë e këtillë paraqitet pothuajse në çdo cikël zgjedhor.

Situata dhe përfaqësimi gjinor pritet të përmirësohet me ndryshimin e kodit zgjedhor, i cili duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve parlamentare. Pjesë e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor që janë në procedurë parlamentare është dhe propozimi për barazi gjinore që parasheh balansin gjinor prej 50 për qind.

Gratë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në përbërjen e pare parlamentare në vitin 1991 kanë qenë të përfaqësuar me tre ulëse, ndërsa në përbërjen e fundit ishin të përfaqësuara me 48 ulëse kundrejt 120 sa ka gjithsej institucioni ligjvënës, duke përmbushur kështu kuotën ligjore prej 40 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button