(Video) Humb Reali, Ronaldo shënon autogol

Sulmuesi i Real Madridit Cristiano Ronaldo ishte autor i golit të vetëm në përballjen mes skuadrave të Realit tl Madridit dhe Granadas por kësaj radhe portugezi ka gabuar portën duke shënuar një autogol.

Goli që erdhi pas një goditjeje nga këndi për Granadën, ishte edhe vendimtar për gjithë takimin, pasi Granada e befasoi Realin e Madridit duke e mposhtur atë me rezultat 1 me 0.

Pas kësaj disfate situata në klubin madrilen pritet të rëndohet edhe më shumë ndërsa pozita e trajnerit Murinho është gjithmonë më jo stabile.

Pas ndeshjes trajneri Murinho ka akuzuar futbollistët për mos impenjim në fushë si dhe mediat të cilat kanë ndikuar negativisht për atmosferën në klub.

Lajme të ngjashme

Back to top button