SHGM paralajmëron se rrezikohet praktika e mirë gjyqësore për shpifjen në RMV

Gjykata themelore qytetare në Shkup prej 1 shtatori vitin e kaluar ka ndëruar praktikën e mirë gjyqësore gjatë procedimit të lëndëve lidhur me lirinë e shprehjes, respektivisht të padive për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve. Deri atëherë paditë për shpifje kundër gazetarëve janë gjykuar prej tre gjykatësve të trajnuar, të cilët prej vitit 2012, kur ishte miratuar Ligji për përgjegjësi qyterare për shpifje dhe ofendim, krijuan një praktikë të mirë gjyqësore, duke respektuar dispozitat e ligjit dhe po ashtu praktikën e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strazburg, i cili tregon një nivel të lartë të tolerancës ndaj gazetarëve për shkak të rolit të rëndësishëm të mediave në një shoqëri demokratike, njofton Portalb.mk. Prej një shtatori vjet, lëndët për shpifje kundër gazetarëve dhe mediave do t’i gjykojnë të gjithë gjykatësit të punësuar në këtë gjykatë.

Bashkësia e gazetarëve dhe avokatët që përfaqësojnë gazetarë para Gjykatës qytetare janë të shqetësuar se ky vendim i gjykatës mund të rrezikojë praktikën e mirë të ndërtuar gjyqësore sepse gjykatësit tjerë nuk janë të trajnuar për të  proceduar këto lëndë, në pajtim më praktikën e Gjykatës evropiane në Strazburg.

Dragan Sekulovski
Dragan Sekulovski

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Dragan Sekulovski, vlerëson se kjo zgjidhje është e nxituar sepse gjykatësit që duhet të gjykojnë paditë për shpifje kundër gazetarëve, paraprakisht duhej t’u sigurohej një trajnim i mirë lidhur me konceptin e shpifjes dhe ofendimit dhe të praktikës së Gjykatës evropiane në Strazburg.

“Për dallim prej më herët, kur vetëm tre gjykatës në Shkup gjykonin për shpifje dhe ofendim, tani të gjothë gjykatësit do të mund ta bëjnë atë dhe vetvetiu paraqet rrezik se jo të gjithë gjykatësit kanë ekzpertizën e duhur për këtë teme të veçantë”, paralajmëron Sekulovski.

Përndryshe, sipas të dhënave me të cilat disponon SHGM, para Gjykatës qytetare në Shkup ka rreth 35 padi për shpifje kundër gazetarëve. Sekulovski është i kënaqur sesi deri tani gjykatësit i zgjidhnin paditë.

“Viteve të fundit nuk ka pasur dënime të shkallës së dytë me kompensime të larta ndaj gazetarëve, që, për fat të keq ka ndodhur në të kaluarën” përfundon ai.Sipas tij, kjo dëshmon se shpifja dhe ofendimi, si instrument për trysni ndaj gazetarëve, përdoret më pak viteve të fundit.

Edhe avokati Lazar Sandev, prej Zyrës së avokatit “Medarski”, e cila me vite përfaqëson gazetarë para gjykatave maqedone për shpifje dhe ofendim, lavdëron praktikën gjyqësore të krujuar nga Gjykata qytetare në Shkup dhe Gjykata e Apelit në Shkup, sepse në raste kur përcaktohet përgjegjësi për ofendim ose shpifje, gjykatësit nuk shqiptojnë shuma të larta joproporcionale për kompensim të dëminit jomaterial, por shpeshë konstatohet përgjegjësia, por nuk shqiptohet kompensim – dëm jomaterial për shkeljen e nderit dhe reputacionit.

“Ky është mekanizëm i mirë, që është vendosur prej Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut dhe shkon në drejtim për të mos krijuar të ashtuquajturin efektin e ftohjes (chilling effect), me të cilin gazetarët në të ardhmen do të kishin frikëtë shkruajnë për tema me interes publik”, vlerëson ai.

Zyra e avokatit “Medarski” përfaqëson gjithsej gjashtë gazetarë, redaktor dhe botues. Sipas përvojës së deritanishme në përfaqsimin e gazetarëve, Sandev lavdëron qasjen e gjykatës qytetare dhe të Apelit në Shkup ndaj lirisë së shprehjes.

“Ata e kuptojnë Konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe, më e rëndësishme, zbatojnë standardet të përcaktuara në vendimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës”, thotë Sandev dhe shton se kjo qasje positive e tre gjykatësve që deri tani kanë gjykuar paditë për shpifje kundër gazetarëve është sepse ato kishin ndjekur shumë trajnime të organizuara në Maqedoni dhe jashtë vendit.

“Ato në vepër zbatojnë dijen e tyre në këtë fushë”, vlerëson Sandev.

Reformimi i Ligjit për përgjegjësi qytetare për shpifje dhe ofendim ishte njëra ndër çështjet e përfshira në reformat urgjente me prioritet të ekspertit evropian, Rajnhard Pribe, lidhur me lirinë e mediave në vititn 2016. Pas katër vitesh, kjo çështje fare nuk është hapur prej qeverisë së RMV-së.

Drejtori ekzekutiv i SHGM pohon se në vititn 2018 Qeveria kishte marrë detyrimin të punojë për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit, por pastaj papritmas këtë aktivitet e hoqi prej Planit 18, i cili kishte të bëjë me reformat e ngutshme, me arsyetim se “një pjesë e madhe e reformave të mediave janë kryer ose janë në rrjedhë e sipër prandaj nuk ka nevojë të qëndrojnë në këtë dokument”.

Sekulovski zbulon se në ndërkohë në Ministrinë e drejtësisë është formuar komision për ndryshimin e Ligjit të shpifjes, mirëpo prej formimit në verën e vitit 2019, nuk ka mbajtur asnjë mbledhje. Arsyetimi nga Ministria është se aktualisht pritet përpilimi i analizës për ndryshimet e ligjit prej një konsultati. Analiza duhet të përfshijë dhe intervista me palët e prekura, të cilat, për shkak të korona virusit, nuk është mundur të bëhet dhe prandaj përpilimi i analizës është shtyrë deri në fund të shtatorit.

Për dallim prej qeverisë, SHGM me BE dhe Këshillin e Evropës, në maj dhe qershor sivjet, ka organizuar dy konsultime online në temë ndryshime ligjore për veprat shpifje dhe ofendim, ku mirrnin pjesë një grup gazetarësh të paditur ose që raportojnë prej gjykate për këtë temë. Përveç kësaj, në këto vebinare kanë marrë pjesë edhe avokatë që përfaqësojnë gazetarë dhe gjykatës që gjykojnë lëndët për shpifje kundër gazetarëve. Në konsultimet kanë marrë pesë edhe përfaqësues të organizatave tjera të medias, por edhe përfaqësues të Ministrisë së drejtësisë, Akademisë për trajnimin e gjykatësve dhe të prokurorëve, si dhe ekspertë të pavarur të vendit dhe ndërkombëtarë të temës.

Ministria e Drejtësisë

Prej diskutimeve të deritashme, Sekulovski pret se ndryshimet eventuale të Ligjit për përgjegjësi qytatare për shpifje dhe ofendim do të përqëndrohen në fshirjen e veprës ofendim ose duke i dhënë një trajtim tjetër në krahasim me shpifjen.

“Në përgjithësi, mendoj se ky ligj duhet të pësojë ndryshime të vogla sepse në praktikë tregoi se i plotësin pritjet, ndërsa duhet veçanërisht të punohet edhe më tutje për përmirësimin e zbatimit të tij nga gjykata, veçanërisht në pjesën e respeketimit të afatave dhe më tepër të praktikës së Gjykatës evropiane”, vlerëson drejtori i SHGM.

Ai pret që pjesa e diskriminimit pozitiv ndaj gazedtarëve të mbetet për shkak të natyrës së profesionit të gazetarit dhe faktit se gazetarët janë më të ekzpozuar ndaj padive për shpifje.

Sipas tij, duhet me kujdes t’i qasemi ndaj ndryshimeve ligjore për të shmangur zgjidhjet jo mirë të menduara që mund serish të shpërdorohen prej qendrave të ndryshme me ndikim për frikësimin e gazetarëve dhe për nxitjen e vetëcenzurës.

Edhe avokati Sanev ka mendim pozitiv për cilësinë e ligjit për shpifje, i cili ka elemente të sistemit juridik anglo-sakson. Nëse ka ndonjë zbrazëtirë të caktuar juridike ose kundërshti me dispozitat e ligjit me zbatimin e nenit 10 të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, ligji kërkon që të zbatohet vendimet e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut të Këshillit të evropës.

“Ligji që është në fuqi aktualisht, jep mundësi të gjërë interpretimi kur ekziston kundërshti midis të drejtësi për privatësi (të drejtës për reputacion) vis-à-vis lirisë së shprehjes. Edhe nga aspekti juridik, vlerësoj se ky ligj mundëson një rezonim ndryshe juridik, sepse lirinë e shprehjes nuk mund ta kufizosh në letër, dhe veçanërisht jo lirinë e mendimit dhe të gjykimit”, vlerëson Sandev.

Ai mendon se ka hapësirë për ndryshime të një pjese të ligjit, veçanërisht nenin 18, ku janë paraparë gjobat maksimale, edhe atë për gazetarë 2 mijë euro, për redaktor 10 mijë euro dhe për botuesin 15 mijë euro.

“Vlerësoj se shumat janë shumë të larta në krahasim me standardin tonë, veçanërisht me pagat e gazetarëve dhe të redaktorëve. Imagjinoni nëse një media të ndëshkohej me 15 mijë euro, kjo do të thoshte edhe mbylljen e tij”, paralajmëron Sandev.

Avokati pohon se i vetmi problem që ekzistonte deri tani gjatë zbatimit të ligjit ishte rreth legjitimimit të portaleve të internetit, i cili është zgjidhur me konkluzion të katër gjykatave të apelit në Maqedoninë e Veriut. Ky përfundim u imponon të gjithë  gjykatësve në vend t’i pranojnë paditë për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve për tekste të botuara në portale. Pas këtij konkluzioni gjykatat nisën t’i procedojnë të gjitha paditë kundër gazetarëve, padallim për çfarë media punojnë. Me këtë, bëhet e panevojshme portalet të regullohen me Ligjin për media.

Autor: Naser Selmani

 

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media” të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button