Dy muaj pasi janë shëruar, infermieret nga Kumanova sërish rezultuan pozitive me korona

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe thotë që rasti është duke u hetuar dhe theksoi që shkenca ende nuk ka sqarime të sakta përse dhe me çfarë intensiteti është duke u kthyer virusi, njofton Portalb.mk.

Dy muaj pasi është shëruar nga kovid-19, një infermiere e punësuar në Spitalin e përgjithshëm të Kumanovës sërish ka rezultuar pozitive në testin për virusin. Pasi e është shëruar nga virusi herën e parë nuk ka pasur simptome dhe pas dy testeve negative është kthyer në punë. Mirëpo, para pak kohe gjendja shëndetësore ka filluar t’i përkeqësohet, ashtu që është paraqitur për kontroll me temperaturë dhe gjendje klinike e cila ka sugjeruar në ndezje të mushkërive. Prandaj i është bërë PCR test, i cili ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

Një kolege e saj, ka zbuluar që është pozitive gjatë një testi rutinor, i cili i është bërë pasi është paraqitur për të dhuruar plazmë gjaku për mjekim të personave të sëmurë nga kovid-19. Herën e parë është mjekuar në shtëpi, pastaj me dy teste negative, është kthyer në punë.

Drejtoresha e spitalit, dr. Snezhana Zaharieva, për “360 shkallë” thotë që infermieret tani janë të izoluara sipas protokolleve dhe masave të njëjta për parandalim të përhapjes së virusit, sikur edhe herën e parë kur janë infektuar.

“Infermierja e cila dëshironte të dhurojë plazmë gjaku nuk ka pasur simptome. Rezultoi që është pozitive gjatë testimit rutinor, për shkak se dëshiroi të dhurojë plazmë. Tek infermierja tjetër, gjendja klinike sugjeronte në ndezje të mushkërive, ashtu që edhe asaj i është bërë test. Herën e parë kur ajo u testua nuk kishte simptome, por i është marrë strisho për shkak të udhëtimit jashtë vendit. Edhe atëherë, para se të kthehen në punë, pranuam dy rezultate negative. Ashtu do të jetë edhe tani”, thotë Zaharieva.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, duke u përgjigjur një pyetjes së gazetarit, tha se rasti është duke u hetuar.

Ai theksoi që raste të këtilla veç më janë konfirmuar në botë, mirëpo që ende nuk ka sqarime të sakta përse dhe me çfarë intensiteti është duke u kthyer virusi.

“Shkenca ende nuk ka dhënë përgjigje të sigurt përse kjo ndodh. Ka disa prova iniciale për atë se bëhet fjalë për formë të caktuar të mutacionit të virusit. Çfarë është ajo formë, a është më shumë apo më pak e theksuar, ende nuk ka prova. Megjithatë, përfundimisht është vërtetuar që bëhet fjalë për sëmundje e cila përsëritet”, u shpreh Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button