Ivanov i ashpër ndaj BE-së dhe NATO-s, në Munich

Presidenti Gjorge Ivanov ka treguar grusht të hekurt në konferencën e Munihut. Me akuza të ashpra drejt Organizatave që aspiron Maqedonia, Ivanov tha se BE-ja është e padrejtë kur vendos kushte shtesë për Maqedoninë dhe vendet e reja në përgjithësi.

Për sa i përket NATO-s, Ivanov tha se ajo ka shënuar rekord ‘gines’ duke mos e anëtarësuar, në një kohë që Maqedonia me reformat dhe pjesëmarrjen me misionet e saj, bart të njëjtat detyrime dhe rreziqe në këtë aleancë.

Lajtmotiv i fjalimit të tij, ishte pikërisht problemet që lidhen me territorin, pra me çështjen e emrit. ‘Çdo mohim i integrimit të Ballkanit në BE, krijon konflikte të mundshme. Nëse problemet i lidhni me territorin, atëherë shkaktohet konflikt. BE-ja, nëse e hap hapësirën për të gjithë, problemi i kufijve kapërcehet vetëm atëherë kur ato do të zhduken’. Sipas Ivanovit, nëse BE-ja është lodhur nga zgjerimi, të rinjtë e Ballkanit janë lodhur nga pritja. 

“Nëse disa standarde dhe parime vlejnë për themeluesit e BE-së, ato duhet të vlejnë edhe për anëtarët e ardhshëm. Nuk mundet që futbolli të zhvillohet në këtë mënyrë, kur gjatë lojës të ndryshohen rregullat! Prandaj, ne ndihemi të prekur, si Maqedoni. Për ne nuk vlejnë rregullat që vlejnë për shtetet e tjera, por ne kemi kushte shtesë”, tha Gorge Ivanov, President i Maqedonisë.

Ivanov u tregua i ashpër edhe ndaj çështjes së mos-anëtarësimit në NATO. ‘Aleanca e Atlantikut Verior ka shënuar rekord ‘Gines’ me Maqedoninë. Kemi 14 planve-prime për anëtarësim, 18 rotacione paqeruajtësish të Maqedonisë në Afganistan, kemi të njëjtat detyrime dhe rreziqe si pjesëmarrës, por nuk kemi asnjë privilegj. Prandaj, jemi të pakënaqur nga NATO-ja, e cila, ndryshe nga BE-ja nuk gjeti mënyrën të ishte inovative dhe krijuese për të hapur dialogun e nivelit të lartë- theksoi Ivanov. Qëndrimet e ashpra të Maqedonisë, Ivanov i shpalosi në konferencën e sotme për Siguri dhe Stabilitet në Europën Juglindore dhe Kaukaz, që po mbahet në Munih

Lajme të ngjashme

Back to top button