Mbreti i Belgjikës: Ndjej “trishtim të thellë” nga e kaluara koloniale e vendit tim

Mbreti i Belgjikës, Philippe i dërgoi një letër presidentit të Republikës Demokratike të Kongos, Felix Tshisekedi ku shprehu trishtim të thellë lidhur me “ngjarjet e dhunës” dhe “dhimbjeve që kanë shkaktuar” gjatë periudhës koloniale në Kongo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton gazeta me tirazh të lartë në gjuhën franceze “Le Soir”, Mbreti Philippe i ka dërguar një letër presidetit Tshisekedi me rastin e 60-vjetorit të pavarësisë së RD të Kongos.

Mbreti Philippe tërhoqi vëmendjen se për të zhvilluar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale duhet të flitet për të “kaluarën”.

Ai vuri në dukje se historia e RD të Kongos dhe Belgjikës përveç sukseseve përfshin edhe periudha “të dhimbshme”.

“Dua të shpreh trishtimin tim të thellë për dhimbjet që kanë ndodhur në të kaluarën”, u shpreh ai.

Mbreti theksoi se do të luftojë me çdo lloj racizmi, duke shtuar se mbështet punimet e Parlamentit belg për të bërë hulumtime rreth të kaluarës koloniale.

Edhe pse nuk kërkoi falje, Philippe u bë mbreti i parë i familjes mbretërore të Belgjikës që u shpreh në lidhje me të kaluarën koloniale të vendit të tij në Kongo.

– Mbreti Leopoldi i 2-të me vite kishte plaçkitur Kongon

Pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në SHBA si rezultat i dhunës policore, ashtu si në shtetet tjera evropiane edhe në Belgjikë kishin ndodhur protesta intensive.

Qytetarët filluan t’i shënjestrojë bustet dhe statujat e Mbretit Leopoldi i 2-të, i cili është simbol i së kaluarës koloniale të Belgjikës në RD të Kongos ndërsa kishin filluar fushata për ndryshimin e emrave të rrugëve, stacioneve të autobusëve dhe statujave me emrin e mbretit.

Mbreti Leopoldi i 2-të me vite ka plaçkitur Kongon të cilën e kishte deklaruar pronë të tij dhe shkaktoi vdekjen e miliona njerëzve, duke u njohur si “Kasapi i Kongos”.

Kongo në vitin 1960 fitoi pavarësinë nga Belgjika duke u emëruar në Republika Demokratike e Kongos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button