Pompeo: Shokuese dhe shqetësuese janë pretendimet se Kina me forcë i sterilizon myslimanët

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo dje i vlerësoi si shokuese dhe shqetësuese pretendimet se Partia komuniste e Kinës shfrytëzon sterilizim të detyrueshëm dhe aborte kundër myslimanëve, shkruan MIA.

Pompeo duke iu referuar raportit për situatën në Sinxhijang të hulumtuesit gjerman Adrian Cenc theksoi se Partia komuniste e Kinës “tregon mosrespektimin e shenjtërisë së jetës njerëzore dhe dinjitetin bazë njerëzor”.

“Apelojmë deri tek Partia komuniste e Kinës menjëherë ta ndërprejë këtë praktikë të tmerrshme dhe kërkojmë nga të gjitha vendet t’i bashkohen SHBA-së në kërkesën për ndërprerjen e këtij krimi johuman”, theksoi Pompeo.

Cenc pohon se analiza e dokumenteve qeveritare kineze tregon se nataliteti natyror i banorëve në Sinxhiang “në mënyrë dramatike po zvogëlohet” gjegjësisht në dy prefekturat më të mëdha ujgure myslimane shkalla e rritjes është zvogëluar për 84 për qind në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2018, si dhe në vitin 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button