“Lufthanza” u ofron udhëtarëve teste të shpejta për Kovid-19 për 139 euro

Kompania ajrore gjermane “Lufthanza” në aeroportin në Frankfurt iu ofron test për Kovid-19, ndërsa rezultatet merren për disa orë. Çmimi është 139 euro për test të shpejtë dhe nëntë euro shtesë për lidhje të rezultateve nga testi me të dhënat e pasaportës së udhëtarit, shkruan MIA.

“Lufthanza” bashkë me kompaninë gjermane “Centogene” dje në aeroportin në Frankfurt hapi qendër hetimi.

“Procedura e tillë udhëtarëve do t’iu japë mundësi që të testohen në fluturimet jashtë vendit ose për qëndrimin në Gjermani dhe të mund ta shmangin karantinën”, deklaroi drejtori i “Lufthanza”, Bjern Beker.

Ai shtoi se për udhëtarët nga Gjermania në vendet si Emiratet e Bashkuara Arabe do të mjaftojë testi para fluturimit, përderisa autoritetet kineze do të mund të kërkojnë edhe test pas aterrimit.

Testet për Kovid-19, rezultatet e të cilëve janë për gjashtë deri tetë orë mund të gjenden për 59 euro

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button