Shumica e buzëkuqve bëhen nga brumbujt e shtypur

Në Amerikën Qendrore dhe atë Jugore jeton një lloj brumbulli që rritet me frytet e bimës së njohur si “kaktusi i kuq”. Ky lloj brumbulli quhet “Cochineal Beetles”, ose në gjuhën shkencore gjendet me emrin “Dactylopius Coccus”.

Por, ajo që është më e rëndësishme është se ky lloj brumbulli përdoret për të krijuar ngjyrën e kuqe të buzëkuqve. Flatrat e këtij brumbulli lëshojnë një ngjyrë të fortë kur shtypen.

Ndaj kompanitë e ndryshme e përdorin atë për të prodhuar jo vetëm buzëkuqë, por edhe akullore, ëmbëlsira, kos dhe rimel për sytë.

Vetë kompania Starbucks në Sietell, ka pranuar se përdor bojën e marrë nga shtypja e këtij brumbulli, për ta përdorur më pas në disa prej pijeve që prodhon. Shumë prej fansave vegjetarianë të kësaj kompanie, janë zhgënjyer shumë nga ky lajm.

Lajme të ngjashme

Back to top button