Çulev shfrytëzoi veturën zyrtare për të realizuar takim me qytetarët

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka realizuar takim me qytetarët e lagjes Dolno Lisiçe. Çulev ka shkuar në këtë aktivitet zgjedhor me veturë zyrtare, ndërsa ka qenë i shoqëruar me më së paku edhe një veturë të MPB-së, shkruan 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Sipas rregullave ligjore për zgjedhje dhe parandalim të korrupsionit dhe konflikt interesi, ndalohet shfrytëzimi i resurseve shtetërore gjatë kohës së fushatës.

Nga kabineti i Çulevit nuk kanë mohuar se ai ka shkuar në takim me veturë zyrtare, por kanë thënë se ka qenë atje në cilësinë e ministrit dhe si politikan dhe aq më pak në funksion të fushatës zgjedhore.

“Ministri Çulev nuk është as politikan, as kandidat për zgjedhje, as pjesëmarrës në fushatë. Ai ka qenë në takim zyrtar me qytetarët, si ministër për Punë të Brendshme”, kanë thënë nga kabineti i Çulevit.

Por, në fotografitë e ngjarjes ku ka qenë Çuleve, mund të vërehet simbole të VMRO – DPMNE-së, edhe përkundër pretendimeve se ministri ka qenë atje zyrtarisht.

Çulev takim me qytetarët në D. Lisiçe, Photo: 360 shkallë

Kryeministri Oliver Spasovski, në fillim të fushatës, porositi se do të ketë sanksione, nëse dikush i keqpërdor resurset shtetërore për qëllime partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button