BBC: BE ka përpiluar listë me 14 vende për të cilat nuk do të vlejë kufizimi për udhëtime në zonën Shengen

Bashkimi Evropian ka përpiluar një listë me 14 vende, banorët e së cilëve trajtohen si të “sigurt” gjatë kohës së pandemisë, që të kalojnë kufirin për hyrje në Union nga 1 korriku.

BBC raporton se në këtë listë nuk gjenden ShBA, Brazili dhe Kina. Në mesin e këtyre 14 vendeve janë Alzhiri, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroko, Zelanda e Re, Ruana, Servia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaj. transmeton Portalb.mk.

Javën e kaluar, vendet-anëtare hartuan një “projekt listë” të 15 vendeve, qytetarët e të cilëve nga nesër do të mund t’i kalojnë të papenguar kufijtë e jashtëm të BE-së.

Nëse asnjë nga 27 vendet-anëtare nuk voton kundër deri në mesditë, lista do të konsiderohet e miratuar.

Vendet e Bashkimit Evropian sot duhet të publikojnë listën e vendeve për të cilat nga 1 korriku nuk do të vlejnë kufizimet për udhëtim në vendet e zonës Shengen..

Komisioni Evropian ka sugjeruar që Ballkani Perëndimor të jetë në krye të listës, duke përmendur lidhjet e ngushta të BE-së dhe politikën për integrimin e rajonit.

Deri më tani, vetëm Serbia e Mali i Zi ndodhen në listën paraprake të 15 vendeve, së bashku me Algjerinë, Australinë, Kanadanë, Gjeorgjinë, Japoninë, Marokun, Zelandën e Re, Ruandën, Korenë e Jugut, Tajlandën, Tunizinë, Uruguajin dhe Kinën.

Nga ana tjetër, Shqipëria, BeH-ja, Maqedonia e Veriut dhe Kosova raportohet se kishin më shumë se 25 raste për 100,000 banorë deri më 15 qershor, ndërsa mesatarja e BE për këtë periudhë ishte 13 raste të regjistruara të Kovid-19 për 100.000 banorë.

BE thotë se do ta azhurnojë këtë listë çdo dy javë, sipas të dhënave më të fundit epidemiologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button