Rritja e të infektuarve në Kosovë, Hoti njoftoi kthimin e disa masave

Kosova ka rikthyer disa masa ndaj Covid-19 për shkak të shtimit të rasteve me të infektuar. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Avdullah Hoti, i cili thekson se janë detyruar të marrin një vendim të tillë, transmeton AbcNews.

Hoti, thekson mes të tjerash se: Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial; Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion; Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor; Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Reagimi nga Avdullah Hoti:

#COVID19 – NJOFTIM!

Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve me #COVID19 ?, sot kemi filluar kthimin e disa prej masave! Varësisht nga rezultatet, do të vazhdojmë marrjen e masave të reja në kuadër të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID19.

Institucionet e Kosovës duhet të punojnë vetëm me staf esencial;

Do të mbyllen sektorët në të cilët ka raste të paraqitura me infeksion;

Duhet të ketë kontrolle rigoroze për të infektuarit, që të mbahen në izolim 2-javor;

Inspektorati sanitar duhet të marrë masa në përputhje me ligjin!

Situata është nën kontroll, por e brishtë, prandaj jemi të obliguar që gjatë gjithë kohës të mbajmë maska, të mbajmë distancën sociale dhe higjienën personale!

#mbajedistancen #maska #higjiena

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button