Gjinekologjia Çair këtë dimër nuk do të ndotë, filloi gazifikimi i spitalit

Filloi gazifikimi i Spitalit special për gjinekologji dhe obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair. Këto ditë në spital është duke u vendosur kazan i ri për ngrohje si dhe kyçjet dhe tubat e nevojshëm për ngrohje të objektit me gaz.

Drejtori Bashkim Ismaili thotë që nga ky sezon dimëror spitali më nuk do të ngrohet me mazut.

“Pas shumë viteve Ministria për Shëndetësi ka shpallur tender për gazifikimin e spitalit. Jo vetëm që do të kontribuon në luftën kundër ndotjes së ajrit në Shkup por tani do të kemi kushte më të mira për lehonat dhe foshnjat në spital”, thotë Ismaili, transmeton Sdk.mk.

Gjinekologjia Çair çdo dimër përmendet si një nga ndotësit e Shkupit dhe vazhdimisht në rrjetet sociale ndahen fotografi me tym të zi që del nga oxhaku. Vitin e kaluar në shkurt, kryetari i Shkupit, Petre Shilegov iu kërcënua  ministrit për Shëndetësi, Venko Filipçe se do ta mbyllë spitalin nëse nuk e ndryshon mënyrën e ngrohjes. Pas këtyre kërcënimeve Filipçe tha që janë duke e nisur procedurën e tenderit për gazifikim të Gjinekologjisë Çair.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button