Enis Bardhi kërkohet nga gjiganti i Premier League

Mesfushori me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Levantes në La Liga dhe interesimi për të, por shtohet dita-ditës. Për futbollistin e Maqedonisë së Veriut, në garë është shtuar ekipi i Arsenalit, transmeton ABC.

Siç raportojnë mediet britanike, trajneri Mikel Arteta ka piketuar yllin e Levantes si përforcimin e duhur në repartin e mesfushës, duke iu frikësuar dhe një largimi të mundshëm të Guendouzit apo Torreira.

Bardhi ka luajtur 26 ndeshje për Levanten këtë sezon, duke shënuar 4 gola dhe duke asistuar 3 herë. 24 vjeçari, vlerësohet 12 milion euro nga Transfermarkt dhe me një ofertë prej 20 milion eurosh, Levante do të bindej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button