Edi Ramës zhvilloi takim me liderët e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me kryetarin e VV-së  Albin  Kurti. Në takim po merr pjesë edhe ministri i punëve të jashtme Gent Cakaj, raporton Ekonomia Online.

Nga ky takim nuk është prononcuar asnjëri. Pas takimit, Rama ka publikuar një video në Facebook, ku tregon se brenda ishte duke u prit nga kryetari i VV-së.

Në këtë video shihet Kurti bashkë me Glauk Konjufcën, derisa përballë tij Rama bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj dhe ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi.

Takimi i Ramës erdhi pas aktakuzave nga të speciales ndaj Thaçit e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli. Ai u takua edhe me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin.

 

Rama të martën do të zhvillojë takimin me kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke nisur nga ora 11:00.

Nga ora 12:00 me Behgjet Pacollin e AKR-së, pasaj me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe në orën 13:00 kryeministri shqiptar do të ketë deklarim për medie.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button