Dështoi takimi Mustafa-Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur në agjendë që të takohet me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa në 16:25.

Por ky takim është shtyrë për nesër për orën 09:00 të mëngjesit, njofton Klan Kosova.

Burime të Klan Kosova brenda LDK-së kanë thënë se takimi nuk ka qenë fare i paraparë të mbahet sot, ndonëse në agjendën e Ramës figuron diçka e tillë.

“Takimi ka qenë i paraparë që të mbahet nesër”, ka thënë ky burim.

Rama nesër do të zhvillojë takimin me kryetarin në detyrë të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke nisë nga ora 11:00, nga ora 12:00 me Behgjet Pacollin e AKR-së, një orë më parë Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe në orën 13:00 kryeministri shqiptar do të ketë deklarim për media.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button