Nik Xhelilaj, aktori i famshëm shqiptar sulmon me ujë gazetarët

Aktori i famshëm shqiptar, Nik Xhelilaj, (i njohur me filmin e tij “Der Albaner” – Shqiptarii) cili falë rolit të tij në telenovelën që po shfaqet me sukses në Turqi “Qyteti i Humbur”, po fiton gjithnjë e më shumë famë në botë, ka sulmuar gazetarët të cilët po e fotografonin me të dashurën.

Xhelilaj, i cili dukej tepër i shqetësuar nga prania e gazetarëve ka mbuluar shpesh me duar fytyrën dhe i ka dhënë fund darkës para kohe.

Pasi nxori të dashurën nga dera e pasme e restorantit, Xhelilaj ka dalë i zemëruar nga dera e parme duke u “hapur luftë” gazetarëve.

Aktori shqiptar fut ujë në gojë dhe më pas e hedh mbi gazetarët.


E përditshmja turke “Milliyet”, transmeton Starti, raporton se gazetarët u përpoqën të sqaronin arsyet e këtij veprimi, por kësaj radhe Xhelilaj i lag duke boshatisur shishen me ujë që kishte në dorë.

Në vazhdim Xhelilaj vijoi rrugën i patrazuar. “Milliyet” raporton se disa prej aparateve fotografikë të gazetarëve u kthyen në të papërdorshëm për shkak të lagies.

Lajme të ngjashme

Back to top button