Promovimet partiake janë fushatë politike dhe nuk paraqesin lajm

Burimi: KriThink

Në kohë fushate zgjedhore, autorë të ndryshëm me qëllime propaganduese bëjnë edhe tekste të cilët nuk janë as të përafërta me lajmet dhe shkrimet gazetareske por janë “PR” i pastër.

Foto nga lajmi që e recensojmë

Linku deri te artikulli origjinal: “Nga Prespa nis historia e re e shqiptarëve”

Data dhe koha e publikimit: 24.06.2020

Data e recensionit: 29.06.2020

Recensues: Fatlume Dervishi

Autori, në kategorinë ku janë të publikuara lajmet, ka publikuar tekstin në fjalë i cili nuk është lajm. Atë ditë, më 24 qershor, BDI-ja, në kuadër të fushatës, në Prespë ka prezantuar programin e saj zgjedhor dhe kandidatin e saj për kryeministër.

“Kryeministri i parë shqiptar është si një vullkan që do shpërthejë së shpejti .Çdo gjë nis nga Prespa duke ardhë drejt kryeqendrës aty ku ideja e Kryeministrit të parë shqiptarë po shkakton frikë tek pala maqedonase informon TetovaSot. Partitë e vogla kërkojnë pushtet proporcionalisht me forcën e tyre të vogël,që s’ka peshë për ndonjë ministri formale vetëm për ambicje të një grupi të vogël njerëzisht.” – shkruan në tekstin që recensojmë.

Ky narrativ nuk është lajm. Janë lavde, fjalë të mëdha, zbukurime dhe komente por të gjitha këto janë larg lajmit. Doza e lartë e subjektivitetit e nxjerr dukshëm në pah anshmërinë e gazetarit. Për të qenë objektiv gazetari duhet të bëjë dallimin, fitorja e madhe politike dhe ajo shqiptare nuk janë e njëjta gjë kurse fillimi i historisë së re për një parti nuk nënkupton fillimin e historisë së re për një popull.

Raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.” – shkruan në Kodin etik të gazetarëve.

Teknikat e manipulimit

Gazetari nxit ose thirret në emocionet e lexuesve duke e lidhur çështjen partiake drejtpërdrejtë me atë kombëtare. Me subjektivizëm, nashkalohet fakti që brenda një kombi ka disa parti. Metodat e këtilla të manipulimit në media sqarohen në Doracakun e Crithink-ut.

Për lexuesit

Qasja subjektive promovuese e gazetarit për një parti politike pa radhitur fakte, burime dhe pa pasur anën tjetër të historisë, nuk konsiderohet si profesionale sa i takon informimit. Gazetari duhet të mbajë për vete bindjet politike kurse gazetarisë t’i qaset me paanshmëri.

*Projekti KriThink – “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink.  Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button