RMV, Fluturimi i parë nga Shkupi në Gjermani, ardhja e parë nga Stambolli

Maqedonia e Veriut ka vendosur që prej të mërkurën (1 korrik) të vazhdojë me fluturimet e rregullta përmes aeroportit të Shkupit dhe atij të Ohrit, transmeton Portalb.mk. Fluturimi i parë do të jetë prej Shkupit në Gjermani.

Katër udhëtimet e para do të organizohen nga kompania WizzAir, duke filluar prej ora 06:00 në Bremen, Larnaka (6:15), Stokholm (06:30) dhe Këln (06:45).

Fluturimet tjera janë me kompanitë si TurkishAirlines, Pegasus, Germania, Swiss dhe EdelweissAir.

Fluturimi i pare më 1 korrik do të vjen nga Stambolli, përmes kompanisë TurkishAirlines.

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski e vizituan Aeroportin e Shkupit dhe realizuan takim me menaxherin e TAV, konfirmoi se të mërkurën, më 1 korrik, do të hapen të dy aeroportet në Shkup dhe në Ohër.

Sipas rregullave të reja të cilat janë në përputhje me masat për mbrojtje nga Covid – 19, udhëtarët do të duhet të arrijnë në aeroport të paktën tre orë para fluturimit të tyre, të mbajnë maska mbrojtëse vazhdimisht, të mbajnë distancë fizike dhe shkallë të lartë të higjienës personale.

Udhëtarët duhet t’i dezifenktojnë këpucët dhe duart në hyrjen e ndërteses dhe vazhdimisht të mbajnë distancë fizike. Gjatë Largimit (Departures), hyrja e vetme e hapur për udhëtarët në ndërtesën e terminaleve do të jetë hyrja “Departures C”, me ç’rast para hyrjes secili udhëtar do të duhet të vendos masë mbrojtëse, t’ua tregojë biletën e aeroplanit (të shtypur ose në telefon) agjentëve tanë për siguri dhe pastaj të kalojë përmes dyshemesë për dezinfektim të këpucëve, e pastaj edhe t’i dezinfektojë duart në dispanzerët pakontakt për dezinfektim të duarve, të vendosura në vet hyrjen e ndërtesës”.

Gjatë daljes nga ndërtesa e aeroportit, para hyrjes në koridor, urës për udhëtar e pastaj në aeroplan, udhëtarët prap do të duhet t’i dezinfektojnë duart, për çka dhe në ato vende TAV Maqedoni ka vendosur dispanzer për dezinfektimin e duarve.

Aeroportet në Maqedoninë e Veriut u mbyllën më 19 dhe 16 mars të këtij viti si pjesë e masave për pengimin e hyrjes dhe përhapjes së Covid 19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button