Zaev për incizimet e publikuara sot: Jam shprehur keq

Zoran Zaev, ish-kryeministri i vendit dhe kandidati i LSDM-së për kryeministër në zgjedhjet e 15 korrikut, ka komentuar dy audio-incizimet e publikuara sot, transmeton Portalb.mk.

“Keq jam shprehur në bisedën e vitit 2016-të, që sot u publikua në portale. Por, përkundrazi disa fjalëve joadekuate, gjatë tre viteve paraprake janë të dukshme raportet e mira, respekti dhe bashkëpunimi i ndershëm me të gjithë partnerët e koalicionit. Më vepra konkrete çdo ditë ndërtoj raporte njerëzore dhe dhe miqësore me të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët, dhe për këtë koalicioni ynë vazhdimisht rritet, dhe për këtë shumica ynë fiton”, deklaroi Zaev.

Ndryshe, dy audio-incizime të reja janë publikuar sot në Youtube, në të cilat dëgjohet zëri i liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Zëri i bashkëbiseduesit është i ndalur, por zëri i atmosferës në video dhe zëri i bashkëbiseduesit i ngjajnë bisedave të publikuara, për të cilat Zaev tha se janë nga një drekë në Strumicë në verën e vitit 2016-të, me Aleksandër Verushevskin, djalin e Zoran Verushevski, njofton 360 shkallë.

Në bisedën e parë të publikuar sot, Zoran Zaev dhe bashkëbiseduese flasin për peshkopin Naum.

Biseda zhvillohet në atë drejtim që peshkopi Naum do ta pajtojë Zaevin me një Sasho, mbiemri i së cilit nuk përmendet, vetëm mund të supozohet se bëhet fjalë për Mijallkovin.

Biseda e dytë ka ndërhyrje në më shumë pjesë, por kryesisht flitet për rejtingje dhe më pas për Revolucionin Laraman.

Djali i funksionarit të LSDM-së, Zoran Verushevski, Aleksandër Verushevski e ka incizuar me zë para katër viteve në Strumicë, liderin Zoran Zaev, ndërsa ajo është publikuar në Youtube më 9 maj.  Zaev, në deklaratën e dhënë pas kësaj, tha se incizimi i publikuar në “Youtube”  është nga një drekë në vitin 2016, ndërsa theksoi se raportet mes tij dhe Aleksandër Verushevskit janë të mira dhe se është i afërt me familjen e tij.

Ndërkohë, kujtojmë se gjatë ditës së sotme, është publikuar një audioincizim në kanalin e Youtube “Reket”, në të cilin dëgjohen zërat e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Mileskit – Kiçeec, njërit nga të dënuarit në rastin “Reket”.

Incizimi ka të bëjë me mënyrën se si janë paguar autobusët për protestën që ka organizuar partia opozitare kundër politikave qeverisëse më 2 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button