Ish kryeministri francez Fransoa Fijon u dënua me pesë vjet burg për punësim të rrejshëm të bashkëshortes

Gjykata franceze sot e shpalli fajtor ish kryeministrin Fransoa Fijon  për pagesë të bashkëshortes së tij  mbi një milion euro mjete publike për “punë fiktive”, njofton MIA.

Fijon është dënuar me pesë vjet burg –  nga të cilat  tre mund  t’i shërbejë përmes  punës së dobishme. Ai gjithashtu do të duhet të paguajë dënim prej 375,000 euro  dhe do t’i  bëhet ndalesë të kandidohet  në zgjedhje  në periudhën  prej 10 viteve.

Bashkëshortja e tij Penelope u dënua tre vjet me kusht,  dënim në para prej 375,000 euro dhe ndalesë dyvjeçare për kandidim në zgjedhje.

Fijon është akuzuar për punësim fiktiv të bashkëshortes Penelope,  që i ka sjellur fitim më shumë se një milion euro. Ai ishte skandal për shkak të së cilit i dështoi fushata presidenciale  në vitin 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button