Derkovski: Në listën zgjedhore ka rreth 1,8 milionë votues

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski dhe ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, në pres konferencën e sotme theksuan që ata kanë nivel të lartë të bashkëpunimit, transmeton Portalb.mk.

“Mbase të mërkurën do ta përmbyllim listën zgjedhore. Janë përfunduar të gjitha aktivitetet e nevojshme, përpunimi i të dhënave. Nuk mund t’ua them shifrën e saktë, mirëpo në këto zgjedhje në listën zgjedhore do të jenë rreth 1.814.000 votues. Të mërkurën përfundimisht do ta bëjmë publike shifrën”, deklaroi Derkovski.

Duke u përgjigjur pyetjes së një gazetari, ai tha që për momentin nuk ka numër të madh të kërkesave për zëvendësim të anëtarëve dhe zëvendësve nga këshillat zgjedhorë.

“Në pajtim me Ligjin, janë të njohura kriteret që duhet të plotësohen për t’u larguar nga pozita anëtar dhe zëvendës anëtar i këshillit zgjedhor. Jam i kënaqur nga ajo që numri i kërkesave të tilla nuk është i lartë. Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet ta japim kontributin tonë si qytetarë të këtij shteti për t’u realizuar procesi zgjedhor në mënyrën më të mirë të mundur”, deklaroi Derkoski.

Anëtarët e këshillave zgjedhor do të mund të lirohen nga zgjedhjet vetëm për shkaqe serioze shëndetësore, sëmundje kronike nga lista e sëmundjeve që është publikuar në sajtin e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe shkaqe serioze familjare për të cilat duhet të sigurohen prova.

“Lista zgjedhore është e pastër, i përmban të dhënat e të gjithë qytetarëve në moshë madhore të cilët kanë shtetësi në Republikën e Maqedonisë. Konsideroj që azhurnimi i vazhdueshëm i listës në KSHZ shpie në atë që kjo listë të ketë shkallë të lartë të qenit e pastruar, nëse mund të shprehem kështu. Qytetarët nuk duhet të shqetësohen nëse lista zgjedhore është në rregull”, deklaroi Derkoski.

Derkovski informoi që vendvotimet të cilat nuk i kishin plotësuar kriteret për këto zgjedhje do të zëvendësohen me lokacione tjera për votim.
Në mjediset rurale më të vogla ku nuk ka kushte, do të votohet në objekte private që do të merren me qira.

Votuesit nga diaspora nuk janë paraqitur në numër të mjaftueshëm dhe për atë nuk do të votojnë në këto zgjedhje.

Derkovski theksoi që bashkëpunimi i KSHZ-së me MPB-në do të vazhdon edhe më tutje.

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, e theksoi rëndësinë e zgjedhjeve demokratike dhe të drejta parlamentare dhe iu falënderua KSHZ-së për bashkëpunimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button