Gazeta Kroate: “SHBA-të po e realizojnë projektin Shqipëria e Madhe”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vite me rradhë e përgatisin projektin për krijimin e Shqipërisë së Madhe, projekt i cili sipas disa zërave duhet të mbarojë që këtë vit, shkruan gazeta ditore e Kroacisë “Dalmacia e Lirë” (Slobodna Dalmacija).

Gazeta përmend se Evropa Juglindore është rruga më shkurtë transite mes Evropës perëndimore dhe rajoneve të pasura me naftë dhe gas të Azisë qëndrore, dhe për atë ajo qëndron si pjesë e “lojës së saj gjeopolitike”.

Gazeta në fjalë po ashtu rikujton deklaratën e drejtorit të Institutit për prognoza rajonale si dhe këshilltar i tre kryeministrave shqiptar Koço Danaj, për atë se këtë vit në mënyrë paqësore duhet të formohet shtet i ri shqiptar, e cila do i përfshinte të gjitha territoret shqiptare.

Dalmacia e Lirë po ashtu citoi edhe deklaratën të cilën e tha kryeministri shqiptar Sali Berisha pak kohë më parë, se “Bashkimi i të gjitha trojeve shqiptarë është proces natyror dhe i pandalshëm”. Disa ekspert thonë se ky projekt ka filluar të jetë projekt i realt, i cili mund të sjell tensione të reja, ndërsa disa tjerë thonë se fjalët e Berishës kanë qenë gabimisht të interpretuar

“Projekti amerikan për Shqipëri të madhe viteve të fundit, me mjete diplomatike dhe luftarake, ngadalë po realizohet. Angazhimi Amerikan në rajon ka historinë e vet. Mirëpo kur flasim për këtë projekt, duhet të rikujtojmë disa pika kyçe. Bombardimi i NATO-s në Serbi, prezenca e 50.000 ushtarëve të NATO-s në Kosovë. Këtu qëndron edhe marrëveshja e Ohrit, projekti i SHBA-ve me të cilin ka filluar procesi i reformave në Maqedoni nëpërmjet ndryshimeve në kushtetutë dhe krijimin e ligjeve të reja me të cilat u sigurohen drejta më të mëdha shqiptarëve në Maqedoni”, thotë politikologu Jadranka Poloviq.

Pika kyçe e tretë është mbështetja e SHBA-ve për pavarësimin e Malit të Zi dhe të Kosovës me të cilën Serbia është dobësuar, është kryer dekompozim i zajë dhe me të është krijuar barazpeshë rajonale.
“Politika Amerikane me këtë angazhim luftarak-diplomatik e përgatiti edhe projektin Shqipëria e Madhe”, deklaroi për “Dalmacinë e Lirë” Poloviq.
Derisa tregonte për rëndësinë e Kosovës si pjesë e Evropës Juglindore, Poloviq thotë se rajoni, sikur në të kaluarën edhe sot ka domethënie të lartë gjeopolitike , gjeoekonomike dhe gjeostrategjike, e cila mund të rregullojë dhe vendos për ardhmërinë politike të rajonit.
?
Shtetet e Bashkuara gjeostrategjinë e saj drejt Azisë Qendrore e mbështesin në rrjetin e shteteve pro amerikane në Evropën Juglindore, si Maqedonia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Turqia, Greqia, e në kontekstin e fundit edhe Kosova, si dhe shtetet e rajonit Kaspik – Azerbajxhani dhe Uzbekistani – por edhe Gjeorgjia dhe Ukraina, ku siç thotë ajo, përhapet strategjia e unifikimit të amerikanizimit botëror.

“Në fakt, shembulli i Kosovës, si shtet i ri i krijuar nga përdorimi i instrumenteve të politikës amerikane, është një tregues i dominimit të vazhdueshëm të SHBA-së në rajon dhe përpjekjet për të ruajtur udhëheqjen unipolare amerikane jo vetëm në juglindje të Evropës, por në të gjithë rajonin e Euroazisë”, thotë Poloviq, duke shtuar se Kosova mbetet një shembull amerikan në zotërimin e rregullave të demokracisë, tregut të lirë dhe të hapjes për investitorët e huaj.

 “Politika amerikane tund të gjitha projektet në Kosovë. Është turp që zyrtarët amerikanë që mundën Serbinë tani privatizojnë pjesët më vitale të ekonomisë së Kosovës”, thotë politologia kroate, e cila nuk pret trazira të reja në rajon.  

“Udhëheqësit e lëvizjes kombëtare shqiptare këto ditë thanë se SHBA-ja dhe Rusia kanë rënë dakord për rishikimin e kufijve, në mënyrë që Presheva, Kosova, dhe unë besoj një pjesë e Maqedonisë dhe e Malit të Zi, do të gjenden brenda një Shqipërie të Madhe. Unë ju besoj, sepse konfigurimi i deritashëm i rajoneve të ish Jugosllavisë është bërë në rrugën e dy proceseve integruese: anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Shtetet kombëtare e kanë humbur kuptimin, ndërsa akterët globalë avancojnë me projektet e zgjerimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tregut të lirë, që nënkuptojnë globalizimin e varfërisë në rajon. Shtetet e reja janë krejtësisht të varura nga kapitali i huaj, ndërsa këto ditë shohim Qeverinë kroate si shembull që adapton gjithçka që akterët e huaj u thonë”, përfundoi ajo./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Un mendoj se popujt qe flasin te njejten gjuhe (e cila eshte e veçante nga te gjitha gjuhet e tjera te botes dhe na dallon si komb me vete) eshte padrejtesi e madhe qe te jetojne te ndare ne 5 shtete te ndryshme dhe bashkimi i tyre do te jete vetem çeshtje kohe, siç ka qene normale bashkimi i britanis madhe italise e se fundmi i te dy gjermanive.
    Ky bashkim mund te jete i dhimbshem ne fillim por un mendoj se do ti sherbej paqes dhe qetesise ne rajon pergjithmone. Pershendetje te gjitheve

Back to top button