Greqia të mërkurën e hap një vendkalim me Maqedoninë e Veriut, vazhdon ndalesa për fluturime

Greqia nga e mërkura do të hapë shtatë vendkalime kufitare tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë, Turqinë, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas sot në një konferencë të rregullt për shtyp, raporton MIA.

Sa i përket Maqedonisë së Veriut, do të hapet vetëm pikëkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë), ndërsa për tre vendet tjera do të jenë të hapura nga dy vendkalimet kufitare.

“Prej pasnesër, do të lejohet edhe mbërritja e anijeve nga jashtë në portet greke. Në të njëjtën kohë, hapen pikat për hyrje në Evzoni, Kakavi,  Kristalopigi, Promahonas, Nimfea, Katanjes dhe dhe Kipi. Qeveria vazhdon të pëgatitet që të sigurojë mundësi maksimale të mbrojtjes shëndetësore të punëtorëve në sektor, banorëve të destinacioneve turistike dhe gjithsesi vizitorëve tanë”, tha Pecasi.

Megjithatë, lidhur me hyrjen në Greqi  të shtetasve nga vendet e treta, zëdhënësi i Qeverisë greke, në brifing me gazetarët sqaroi se i presin vendimet nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, nga kabineti i kryeministrit grek, pas takimit që Kiriakos Micotakis e mbajti me ministrat kompetentë nga Qeveria e tij në prag të hapjes së turizmit më 1 korrik, kanë informuar se lidhur me vendet e treta, jashtë BE-së, Greqia ka qëllim t’i përmbahet katalogut të përpiluar nga BE-ja, përderisa, ndërkaq, deri më 15 korrik nuk do të lejohen fluturime të drejtpërdrejta nga Britania e Madhe dhe Suedia.

Micotakis theksoi se “i tërë procesi në hapje është dinamik dhe vazhdimisht do të vlerësohen të dhënat”.

Është bërë fjalë për mënyrat në të cilat do të zbatohet testimi i vizitorëve, për protokollet, si dhe për obligimin e detyrueshëm të turistëve, 48 orë para arritjes në Greqi ta kenë plotësuar formularin e posaçëm.

Konstatim i përbashkët, siç kumtuan nga kabineti i Micotakisit, ishte se është bërë përgatitje e drejtë në të gjitha nivelet, në mënyrë që të ekzistojë siguri maksimale edhe për vizitorët dhe për popullatën lokale.

Mediat në Greqi, ditëve të kaluara, duke iu referuar burimeve të BE-së, kanë shkruar se për një numër të caktuar  të vendeve të treta do të vazhdohet ndalesa për fluturime drejt vendeve të Unionit, ndërsa midis shteteve për të cilat do të vlejë ndalesa është përmendur edhe Maqedonia e Veriut, gjegjësisht se nuk do të lejohen fluturime nga vendi ynë në drejtim të fqinjit jugor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button