(Foto) Tetova ‘nuk merr frymë’ nga plehrat!

Ashtu siç kishin paralajmëruar, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” se nëse nuk i marrin rrogat e tyre të mbetura, qyteti i Tetovës do të mbulohet nga  mbeturinat ngase ato do të bojkotojnë punën, fatkeqësisht kjo ngjarje pas gjashtë ditëve të grevës së punëtorëve është duke u bër realitet. Kontonjerët janë stërmbushur nga mbeturinat dhe tash edhe qyteti i Tetovës është duke u  shëndrruar në një deponi. 

Ndërsa dje këshilli  drejtues i NPK-së ka marrë vendim që NPK të bëj disa ndryshime në politikën e saj dhe atë, të largoj nga punë atë gjithë të punësuarit me kontratë, të prishet kontrata me kompaninë  gjermane “Hinkel” si dhe një sër ndryshimesh në këtë ndërmarrje duke apeluar që edhe përkundër një rroge që është marrë sot nga ana e drejtorisë greva të vazhdojë deri në marrjen e te gjitha rrogave të mbetura. 

Nga këshilli drejtues thonë se do i përkrahin të gjithë të punësuarit dhe të mos bëhet presion mbi punëtorët për shkak të grevës si dhe deri sa të shlyhen gjithë detyrimet ndaj puntorëve greva të mos ndërpritet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button