RMV, do të shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Çmimi i karburanteve do të rritet për gjysmë denari për litër nga sonte në mesnatë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me vendimin rritën çmimet me pakicë të derivateve të naftës me mesatare prej 1,05 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 61 denar, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 63 denar, EURODIESEL (DE V) për 52.5 denarë, dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 52 denarë për litër.

Me vendimin e KRE-së për 0,428 denarë për kliogram, çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS do të rritet dhe do të arrijë në 25,824 denarë për kilogram.

Arsyeja e rritjes së çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRE-ja, thonë se është rritja e çmimeve të referencës së benzinës me mesatare prej rreth 2,574 për qind dhe rreth 1,568 për qind në naftë në shtatë ditët e fundit, si dhe për 0,175 për qind më të lartë të këmbimit të dollarit ndaj denarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button