Francezët identifikuan virus të ri

Shkencëtarët francezë zbuluan një virus të ri duke përdoruar teknikën e njëjtë që përdorej për zbulimin e virusit korona. Megjithatë, ata thonë se nuk ka shkak për shqetësim se virusi i ri i zbuluar do të shkaktojë krizë shëndetësore të ngjashme me krizën korona.

Virusi është zbuluar në një spital në rrethinën e Parisit, te një grua 58-vjeçare e cila kishte ndërruar jetë nga encefalitisi. Gjetja e ka marrë emrin “Kristoli virus”, sipas periferisë së Parisit.

Virusi i ri përhapet nga mushkonjat. Shkencëtarët vlerësojnë se është shumë herët të nxirren përfundime rreth asaj se për çka është përgjegjës ai virus, sepse e ndjera ka pasur disa sëmundje të tjera. Ata theksuan se deri më tani dihet vetëm një rast dhe se nëse ka më shumë në të ardhmen, do të jetë e mundur që të fitohet pasqyrë më e qartë për virusin.

Përveç metodës së zbulimit, virusi i ri ka shumë pak të përbashkëta me virusin korona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button