Komisioni për Sëmundje Infektive lejoi mbajtjen e koncerteve, me protokoll të posaçëm të masave

Komisioni për Sëmundje Infektive ka sjell vendim që të lejohet organizimi i eventeve.  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se, Komisioni për Sëmundje Infektive ka pranuar propozimin e Shoqatës së muzikantëve dhe të përfaqësueve të shoqatës për organizim të ngjarjeve, të cilët kanë qenë së bashku në mbledhje javën e kaluar dhe kanë sjell protokoll me kontrolle strikte gjatë hyrjes.

“Sot është sjell vendim që të lejohet organizimi i ngjarjeve. Kapaciteti të mos jetë i mbushur më shumë se 50 persona në vendin ku organizohet ngjarja dhe biletat të shiten në mënyrë elektronike, që të mos bëhen radhe dhe rrëmuja, ndërsa gjithashtu është e obliguar mbajtja e maskave. Bëhet fjalë për një protokoll të shkëlqyer dhe shoqata ndërmarrin përsipër, që është për lëvdatë, që vet të kontrollojnë zbatimin e masave aty ku organizohet”, deklaroi Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button