Persona të panjohur kanë tentuar ta djegin ndërtesën e Reichstag-ut në Berlin

Një grup i personave të panjohur tentuan ta djegin ndërtesën Reichstag në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria policore në Berlin njoftoi se sulmuesit mbrëmë vonë derdhën lëndë djegëse dhe i vunë zjarrin një dritareje që ishte e mbyllur me kompensatë.

Në njoftimin thuhet se pjesëtarët e policisë me intervenimin me kohë fikën zjarrin dhe parandaluan përhapjen e zjarrit në murin lindor të ndërtesës së Parlamentit gjerman të Bundestagut. Ndërtesa mban ende emrin e vjetër Reichstag.

Në rrjedhë është ndjekja për pjesëmarrësit ndërsa është ngritur edhe hetim për incidentin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button