Macron me humbjet në zgjedhjet lokale mori një plagë të madhe para zgjedhjeve presidenciale

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron me humbjet që pësoi në zgjedhjet lokale mori një plagë të madhe para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen pas dy vitesh, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fazën e dytë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në vend u përcaktuan gjithsej 34.967 drejtues të bashkive. Në votime nuk dolën 60 për qind që ishte një rekord historik. Në zgjedhjet lokale në vitin 2014 në votime nuk morën pjesë 37.87 për qind.

Macron i cili u përball me shumë probleme dhe që nuk mundi t‘i kapërcejë këto pas uljes në postin e presidencës në vitin 2017, ai u dha rëndësi zgjedhjeve lokale për t‘u forcuar politikisht në vend. Por, partia e Macron-it, Lëvizja Republika në Marshim (La Republique En Marche-LREM) pësoi humbje në zgjedhje. Kandidatët e LREM-it humbën në qytete të mëdha si Paris, Marsejë dhe Lyon. LREM arriti të nxjerrë kryetarë bashkie vetëm në 3 qytete.

Pas kësaj, Macron do të përqendrohet në zgjedhjet presidenciale që do mbahen në vitin 2022. Macron humbi mbështetjen e shumicës së qytetarëve për shkak të politikave të zbatuara në vend dhe për shkak të mos menaxhimit të krizës së shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Mendohet se ai do ta ketë të vështirë të bindë votuesit nëse kandidon në zgjedhje. Gjithashtu është një çështje kurioziteti se si Macron do të menaxhojë deri në vitin 2022 Francën e cila është e trazuar me problemet ekonomike dhe sociale.

– Të Gjelbrit, kryesues në zgjedhje

Partia e të Gjelbërve (EELV) kryeson në fazën e dytë të zgjedhjeve lokale. EELV duke formuar aleanca me partitë e majta në disa qytete fitoi zgjedhjet në Lyon, Bordeaux, Strazburg, Poitiers, Tours, Annecy Besançon dhe Marsejë.

Kryeministri Edouard Philippe kryesoi zgjedhjet me 58.83 për qind garën në Le Havre ku ai hyri si kandidat i pavarur. Philippe do të duhet të zgjedhë mes detyrave si kryebashkiak i Le Havre ose detyrës së kryeministrit. Për shkak të praktikave politike në vend, detyra e kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë nuk mund të kryhen njëkohshëm.

Në anën tjetër Partia e Republikanëve (LR) e qendrës së djathtë, arriti të ruajë bashkitë e fituara në zgjedhjet e mëparshme. LR gjithashtu arriti të fitojë edhe bashkinë Lorient që Partia Socialiste (PS) e drejton nga viti 1995.

– Në Paris vazhdohet me kryetaren aktuale të bashkisë

Në bashkinë e kryeqytetit Paris ka dalë fituese me 49.3 për qind kryetarja aktuale Anne Hidalgo kandidate e Partisë Socialiste (PS). Ndërsa kandidatja e LREM ish-ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn u radhit e treta me 13.3 për qind dhe nuk u zgjodh as si anëtare e Këshillit.

Ndërkohë kandidati i Partisë së Unionit Kombëtar (RN) nga ekstremi i djathtë, Louis Aliot ish-bashkëshorti i lideres së RN, Marine Le Pen fitoi me 53.1 për qind duke u zgjedhur kryetar në bashkinë Perpignan. RN fitoi për herë të parë në zgjedhjet lokale një qytet i cili ka mbi 100 mijë banorë.

Partia e ekstremit të djathtë krahas Perpignan, kryesoi në zgjedhje edhe në disa qytete të tjera.

– Politikanët turq zgjidhen kryetarë të bashkive

Në zgjedhjet lokale kanë arritur sukses edhe politikanët turq. Metin Yavuz fitoi me 52.37 për qind në rajonin periferik Valenton të Parisit, përballë kundërshtarit të tij Laurent Perichon nga Partia Komuniste e Francës (PCF) i cili arriti 41.91 për qind.

Ndërkohë Agnes Evren kandidate nga LR dhe anëtare e Parlamentit Evropian (PE) e cila në zgjedhje garoi në rajonin 15 të Parisit u zgjodh kryetare bashkie me 53.5 për qind.

– Sonia Krimi, kundërshtare e Turqisë humbi në zgjedhje

Deputetja franceze me origjinë tuniziane, Sonia Krimi, e cila njihet me deklaratat e saj kundër Turqisë, pësoi humbje të rëndë në garën ku ajo hyri si kandidate e LREM në Cherbourg-en-Cotentin. Ajo arriti të mbledhë vetëm 8.7 për qind të votave në zgjedhje duke u radhitur e treta.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu reagoi ashpër kundër deputetes Krimi për shkak të deklaratave të saj lidhur me ngjarjet 1915 gjatë një mbledhjeje të zhvilluar vitin e kaluar në Antalya në kuadër të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në mbledhje Krimi duke mbrojtur idenë e saj se ishte e shokuar nga “kritikat kundrejt të ashtuquajturit gjenocidi armen” të kryeparlamentarit turk Mustafa Şentop. Ajo kishte deklaruar: “A nuk shkruhet historia nga fituesit? PKK nuk konsiderohet terroriste për shumë vende, por për ju është e tillë. Këtë duhet ta marrim në konsideratë”.

Pas kësaj ministri Çavuşoğlu deklaroi: “Me cilën njohuri të kufizuar merrni një vendim kaq të qartë në çështjen e historisë. Edhe pse ka mungesë të kësaj njohurie, ekziston vetëm një arsye në dhënien e këtij vendimi dhe ky është populizmi. Fatkeqësisht edhe presidenti juaj ka humbur përballë populizmit. Franca është vendi i fundit që mund t‘i japë Turqisë mësime për gjenocid dhe histori. Sepse nuk i kemi harruar ato që kanë ndodhur në Ruandë dhe Algjeri”.

“Franca të shikojë fillimisht historinë e saj të errët dhe të mos i japë mësim Turqisë. Ju vazhdoni të shikoni kështu nga lart por edhe ne do të vazhdojmë t‘ju kundërpërgjigjemi në këtë mënyrë”, tha Çavuşoğlu.

Pasi Sonia Krimi braktisi sallën, Çavuşoğlu tha: “Nuk ju pëlqen të dëgjoni të vërtetat. Ne do të vazhdojmë t’i themi këto të vërteta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button