Filipçe: Së shpejti do të vërtetohet nëse është rikthyer koronavirusi te një pacient nga Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se, duhet të konfirmohet nëse te një pacient në Kumanovë i cili ka qenë i infektuar me COVID – 19, i është rikthyer përsëri sëmundja, transmeton Portalb.mk.

“Ka raste të tilla në botë, ka mutacion të virusit, është vërtetuar se ka rikthim të sëmundjes, ndërsa pritet që në Kumanovë të konfirmohet së shpejti nëse ka situatë të tillë”, deklaroi Filipçe para spitalit në Kozle.

Filipçe tha se, numri i të infektuarve në Shkup, bie në vazhdimësi dhe se po paraqitet numër i lartë i të infektuarve në rrethinat e Tetovës dhe Gostivarit, si dhe në Resnjë dhe Manastir.

Ai po ashtu, tha se tani për tani është e vështirë të thuhet me siguri se kur do të hapen kopshtet për fëmijë, edhe pse është realizuar skrining i të punësuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button