BRIMA: Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të frikës nga mundësia për infektim me koronavirus

Te popullata në vend shënohet  frikë e rritur  nga mundësia e infektimit me koronavirus. Zvogëlohet skepticizmi i njerëzve për rrezikun dhe kërcënimet e virusit,  ndërsa situata e përkeqësuar  me epideminë  e ka zvogëluar  mbështetjen e qytetarëve për pushtetin  në lidhje me  ballafaqimin me të, kanë treguar  të dhënat e hulumtimit Gallup International Association të zbatuar në 19 vende  në mbarë botën, mes të cilave edhe  në vend, transmeton MIA.

Në periudhën kur ishte zbatuar  hulumtimi në Maqedoninë e Veriut,  siç thuhet në kumtesë, numri i të infektuarve me virusin Kovid-19 në vend u rrit në  numër treshifror dhe e arriti maksimumin  nga fillimi i krizës,  derisa  masat dhe restriksionet  ngadalë  u zbutën.

“Konstellacioni i tillë me siguri është edhe arsye për  frikën e rritur mes popullatës nga mundësia e infektimit me virusin,  nëse personalisht ose dikush  nga familja e tyre e afërt (vala 1 – 63 për qind: vala 3 – 77 për qind). Rritja e madhe e kurbës epidemike reflektohet edhe mbi mbështetjen e popullit rreth  frikës së autoriteteve  me koronavirusin, e cila shënon  rënie të pjerrët prej 65 për qind  në muajin Mars në 48 për qind në Qershor, fuqishëm duke e  polarizuar opinionin  rreth aftësisë së autoriteteve  të menaxhojnë me krizën,  dhe ashtu më shumë se gjysma e të anketuarve 57 për qind mendojnë se pandemia  ende nuk është nën kontroll”, kumtoi BRIMA anëtare e Gallup International Association.

Situata e përkeqësuar, thonë prej atje, vetëm për disa muaj në mënyrë drastike  e ka zvogëluar numrin e  skeptikëve  të cilët në fillim të krizës besonin se kërcënimi i virusit  është tepruar, prej 73 për qind  në mars në 44 për qind  në qershor, duke e lënë opinionin të polarizuar rreth idesë se deri në fund të vitit jeta  në vend  mund të kthehet ngadalë  në normale (46 për qind).

“Pamja e tillë  pesimiste për të ardhmen është ende më shumë brengosëse  duke e marrë parasysh faktin se madje  53 për qind e  të anketuarve  në qershor kanë deklaruar se  të ardhurat e tyre familjare  janë zvogëluar nga fillimi i krizës, potencojnë nga BRIMA e cila e ka bërë hulumtimin në vend.

Të dhënat e Gallup International Association se frikat  e infektimit me koronavirus mbesin  të mëdha  dhe se njerëzit përreth botës  ende në masë të madhe  janë mbështetës të qeverive të tyre,  por jo në nivel të regjistrimit   nga fillimi i krizës, ndërsa mendimi nëse jeta  do të kthehet në normale në vitin 2021  është i ndarë në mënyrë të barabartë.
“Edhe pse në shumicën e vendeve nga hulumtimi  frika e infeksionit me koronavirus mbetet e madhe,  në dukje është trendi  gradual i zvogëlimit. Përderisa në Maqedoni është mes  më të rallave ku frika nga infektimi me koronavirus është në rritje, së bashku me BeH-në dhe Indinë. Gjithsej nga 19 shtetet e anketuara, 67 për qind  frikohen se vetë ose dikush nga familjet e tyre, mund të infektohet me KOVID-19, ndërsa 30 për qind kanë deklaruar se nuk frikohen nga mundësia e infektimit”, thuhet në kumtesë.

Hulumtimi i Gallup International  është zbatuar në 19 vende  në mbarë botën.

Gallup International Association (GIA) është  asociacion udhëheqës i pavarur global për  hulumtim  të tregut dhe mendimit publik. Brima është themeluar  në vitin 1992 si  agjenci e parë e pavarur  hulumtuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut, joint-venture (marrëdhënie partneriteti), me Gallup International. Në vitin 2002, në konferencën vjetore  të Gallup  International në Johansburg, Afrika Jugore, BRIMA ishte pranuar si anëtar i saj i Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button