Bexheti: Ndryshimet e kodit zgjedhor nuk kanë përfunduar

Çështja e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nuk është çështje e përfunduar, përkundrazi lidhur me këtë temë vazhdohet të punohet në kontinuitet.

 Këtë në intervistën për MIA-n e theksoi ministri i Drejtësisë, Blerim Bexheti, i cili shtoi se në mënyrë të kontinuar vazhdohet të punohet me qëllim që të futen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OSBE/ODIHR, duke e përfshirë edhe votimin e diasporës, që paraqet prioritet dhe vullnet të fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat u dedikoheshin zgjedhjeve lokale. Ndryshimet të cilat u pranuan në Kuvend janë me prioritet në pjesën e zgjedhjeve lokale, ndërsa në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë në pjesën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të cilat gjithashtu janë pjesë e rekomandimeve nga OSBE/ODIHR dhe komisioni i Venecies”, tha ministri Bexheti.

Lajme të ngjashme

Back to top button