Poloni, Duda në epërsi pas rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Sipas të dhënave preliminare nga zgjedhjet e djeshme presidenciale në Poloni, shefi aktual i shtetit Andzhej Duda ka fituar 41,8 për qind të votave, ndërsa në vendin e dytë është opozitari dhe prefekti i Varshavës, Rafan Tërzhaskovski me 30,4 për qind të votave të fituara.

Jehona ishte 62,9 për qind, që është jehona më e madhe e qytetarëve nga viti 1989

Në zgjedhjet presidenciale morën pjesë 11 kandidatë, ndërsa rezultatet përfundimtare duhet të publikohen të mërkurën. Në vendin e tretë është gazetari Shimon Holovnia, për të cilin kanë votuar 13,3 për qind e qytetarëve.

Më 12 korrik do të mbahet rrethi i dytë sepse asnjëri prej kandidatëve nuk fitoi më shumë se 50 për qind të votave. Në rrethin e dytë do të marrin pjesë dy kandidatë me numër më të madh të votave gjegjësisht Duda dhe Tërzhaskovski,

Zgjedhjet presidenciale në Poloni fillimisht është dashur të mbahen më 10 maj, por u anuluan për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button