Eva Longoria për Obamën

Emri i Eva Longorias ishte në radhët e listës së gjatë të aktorëve hollivudianë që u rreshtuan në mbështetje të presidentit Barack Obama gjatë fushatës së këtij të fundit për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Kur kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga marrja zyrtare e mandatit të dytë të tij, aktorja dhe modelja 37-vjeçare, vazhdon të jetë një mbështetëse e tij, edhe pse herën e fundit e tregoi në një mënyrë disi të çuditëshme.

Longoria zgjodhi veshjen e një palë tutave në pjesën e pasme të të cilave lexohej, “Behind Obama” për të treguar se vijon të jetë një fanse e presidentit dhe se mbështetja për të nuk u ndal vetëm në donacionet për rizgjedhjen…/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button