Në Shkup prej sot deri të premten spërkatje tokësore kundër mushkonjave

Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave.

Shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit njoftoi se spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00.

Nëse kushtet e motit janë të pafavorshme, disinsektimi do të kryhet në të njëjtën periudhë ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë më të mira.

Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët me kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button