John Kerry dha betimin si sekretar i shtetit

Senatori Xhon Keri formalisht është inauguruar në postin e sekretarit të ri amerikan të shtetit, disa orë pasi sekretarja e deritashme, Hilari Klinton e mbajti fjalimin e saj lamtumirës në Departamentin e shtetit në Uashington.

“Largohem duke menduar për afro 70 mijë njerëzit që unë isha e nderuar t’i shërbej dhe udhëheq si pjesë e familjes së madhe të zgjeruar dhe shpresoj se ju do të vazhdoni ta bëni vetveten krenarë dhe vendin tuaj. Ju falënderohem dhe zoti u bekoftë”, tha Hilari Klinton.

Inaugurimi i Kerit u bë mbrëmë vonë në Uashington, në një ceremoni private, por javën e ardhshme do të mbahet ceremonia formale me rastin e inaugurimit të tij në postin e sekretarit amerikan të shtetit.

Xhon Keri (69) është veteran i Luftës në Vietnam dhe ka shërbyer si senator 28 vite.

Lajme të ngjashme

Back to top button